Sot, në ambientet e zyrës së kryetarit z. Bexhet Xheladini, ishte për vizitë Zëvëndës Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Resul Makreshi.
Zv. Ministri Makreshi e ka falënderuar kryetarin Xheladini për pritjen, meqë rastë i uroj detyren e re, gjithashtu e ka informuar kryetarin në lidhje me një projekt të dedikuar për komunitetin joshumicë nga MFPT që është ndërprerë dhe nuk është përfunduar për shkak të parregullësive.
Bëhet fjalë për një projekt që ishte nënshkruar në vitin 2019, ku në komunën tonë ishin planifikuar të ndërtohen 12 shtëpi nga të cilat vetëm 6 janë përfunduar.
Zv. Ministri dhe kryetari u pajtuan që këto projekte të përfunfojn këtë vit.
Komuna do të mbikqyr transferet dhe do të subvencionoj projektet deri 20 %, ndërsa Ministria do të transferoj mjetet familjeve përfituese.
Në fund të takimit kryetari falënderoj Zv. Ministrin Makreshi për mbështetjen që i ka dhënë realizimit te këtij projekti.