Sot kryetari Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga përfaqësues të KOSTT-it dhe kompanive konsulente për hartimin e projektit për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/35/10 kv, kanë vizituar vendin ku do të ndërtohet ky Nënstacion, i cili gjendet në Mejdanin e fshatit Shajne.
Me këtë rast, Kryetari Xheladini tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe do t’i ndihmojë bizneset dhe ekonomitë familjare në Komunën tonë, pasi që furnizimi me energji elektrike deri tash ka qenë shumë problematik.
Kryetari Xheladini i falënderoi për bashkëpunimin përfaqësuesit e KOSTT-it dhe kompanive konsulente, duke theksuar se parcela për ndërtimin e Nënstacionit është e gatshme për t’u shfrytëzuar, dhe se për çfarëdo çështje që është në kompetencë të Komunës janë në dispozicion të tyre, për t’u ofruar përkrahje deri në realizimin e plotë të këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Dragashit.