Pas kompletimit të kabinetit të Kryetarit, në vizita të ndara gjatë ditës së sotme vizituam Komandantin e KFOR-it Turk në Kazermën “Sultan Murat”, Kolonelin Harun Elitaş, si dhe Konsullin e ri të Republikës së Turqisë me seli në Prizren, z. Fatih Topçu
Kjo ishte një vizitë miqësore dhe informuese për pjesëtarët e kabinetit qeveritar, ku shkëmbyem informata rreth bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe për vazhdimin e projekteve të nisura dhe atyre të reja që pritet të implementohen në të ardhmen.
Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim dhe pjesëtarëve të kabinetit, ta falënderoj Kolonelin Harun Elitaş dhe z. Fatih Topçu për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.