Së bashku me pjesëtarët e Kabinetit, sot pritëm në vizitë Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it (RC-W), Kolonelin Federico Mora.
Gjatë takimit e njoftova Kolonelin Mora me një historik të shkurtër të Komunës sonë, duke e uruar për realizimin me sukses të misionit të tij në Kosovë.
Me këtë rast shprehëm mirënjohjen tonë për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar në veçanti mbështetjen e pakursyer të CIMIC-ut dhe LMT-së për institucionet lokale të Komunës sonë.
Pas takimit, së bashku vizituam edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku pamë nga afër angazhimin e punëtorëve shëndetësorë në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.