Me kërkesën time sot mbikëqyrësi i Komunës, Ylli Qafleshi, vizitoi punimet që po zhvillohen në fshatin Radeshë, ku aktualisht janë duke u realizuar kubëzime, trasime të rrugëve, ndërtimi i mureve mbrojtëse, kanaleve për ujërat atmosferike, si dhe infrastruktura përcjellëse.
Vlera e projektit është 140,000 euro, ndërsa punëkryes i punimeve është kompania NIKI-GD.
Komuna vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët, duke u përgjigjur nevojave dhe kërkesave të komunitetit.
Organi mbikëqyrës gjithashtu vizitoi ecurinë e investimeve në fshatin Buqe (nëntë fotot e fundit).
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit