Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, në emër të Komunës së Dragashit dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot dije e arritje.
Një urim i veçantë për fillestarët tanë, të cilët sot nisin një rrugëtim të ri e të rëndësishëm në jetën e tyre. Uroj që shkolla t’ju sjellë dije, miqësi, gëzim dhe shumë suksese. Suksese edhe për të gjithë nxënësit që rikthehen në bankat shkollore.
Mirënjohje për mësimdhënësit tanë për përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj, si dhe për prindërit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Për Komunën e Dragashit, arsimi mbetet një ndër prioritetet kryesore. Krahas përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve në shkolla dhe mbështetjes së nxënësve e mësimdhënësve, Komuna do të vazhdojë të sigurojë transportin e nxënësve pa pagesë, sikurse edhe në vitet e kaluara, duke dëshmuar përkushtimin tonë që çdo fëmijë të ketë qasje të barabartë në arsim.
Le të jetë ky një vit i dijes, punës dhe sukseseve të reja.
Urime dhe suksese të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të Komunës së Dragashit!
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit