Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit, të dashur mërgimtarë, miq të mi,
Vitin që po lëmë pas ishte viti i parë i rrugëtimit tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të mirë për Komunën dhe qytetarët tanë.
Nga thellësia e zemrës uroj që ndërrimin e moteve ta festoni me dinjitet, së bashku me familjarët, të afërmit dhe miqtë tuaj.
Uroj që viti që po vjen të jetë vit me shumë mirësi, suksese në punë, shëndet dhe mbarësi për të gjithë.
Festofshim së bashku edhe për shumë mote!
GËZUAR!
Më respekt
Kryetari i Komunës
Bexhet Xheladini