URDHERESE – 23.03.2020
Prishtinë, 24/03/2020
URDHERESE – 23.03.2020
FRESKUAR MË: 23/03/2020
Nr. ref. 01/05
Prishtinë, 23.03.2020
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), në mbështetje të neneve 10, 11 dhe 17 të Ligjit nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, nenit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcës 8 pikat 20, 30 e 31 të Rregullores (QRK) nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe vendimeve nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr.1/11 te 15 marsit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me masat ndaj pandemisë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shëndetit publik, bazuar tutje në Ligjin nr. 2004/18 për Tregti të Brendshme, i ndryshuar, si dhe në urdhëresat e lëshuara nga MEPTINIS nr. 01/01 e 12 marsit 2020, nr. 01/02 e 17 marsit 2020, nr. 01/03 e 17 marsit 2020, e plotësuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe duke pasur parasysh kërkesat e Planit Kombëtar të Reagimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nxjerr këtë:
URDHËRESË
PËR MBARËVAJTJEN E VEPRIMTARIVE EKONOMIKE GJATË EMERGJENCËS SE SHËNDETIT PUBLIK (23-03-2020)
- URDHËROHEN TË GJITHË OPERATORËT EKONOMIKË:
1.1. të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shëndetit publik;
1.2. të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020, nr. 01/02 të 17 marsit 2020, nr. 01/03 të 17 marsit 2020, të plotësuar dhe ndryshuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe
1.3. me vendime dhe urdhëresa të tjera që mund të nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjencën e shëndetit publik.
- Çdo operator ekonomik që lejohet te veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:
2.1. të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;
2.2. të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP);
2.3. të marrë masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për punonjësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),
2.4. të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar veprimtarinë, duke përfshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat,[1] dhe
2.5. të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.
- Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mbyllura, përfshirë këtu edhe qarshitë[2]), përveç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qendra tregtare.
- Mbyllet tregtia me pakicë e tekstilit dhe produkteve të ngjashme, hekrarive dhe gjësendeve metalike e të ngjashme, si dhe libraritë. Këndet shitëse të këtyre produkteve në markete të mëdha duhet të demobilizohen.
- Mbyllen shërbimet e parukerisë, trajtime estetike, palestra, e të ngjashme sipas listës me kode “NACE”[3] (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.
- Mbyllen edhe veprimtaritë tjera tregtare/shërbyese si në listën me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.
- Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebaptoret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues (walk-in clients). Këta operatorë u nënshtrohen kushteve si vijon:
7.1. Duhet t’i demobilizojnë tavolinat e karriget që përdoren për shërbim brenda lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientët vizitues.
7.2. Nuk u lejohet shërbimi marrje me vete (take-away)[4].
7.3. Por u lejohet që produktet/shërbimet t’i shpërndajnë me porosi (delivery).
7.4. Brenda lokaleve të tyre nuk lejohet të qëndrojë asnjë person, përveç personelit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit të angazhuara për shpërndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa rigoroze të higjienës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet me rigorozitet të respektohen masat e distancës shoqërore e shmangies së kontaktit.
Shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqësore, pikat e karburantit, autolarjet, shërbimet komunale e financiare e veprimtari të tjera që lejohen të punojnë, sipas listës me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), u nënshtrohen kushteve si vijon:
8.1. Duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine), por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).
8.2. Tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dyqani i lubrifikantëve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e shërbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine). Por, lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).
- Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punëdhënësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u konsumuar në vend punishte/hapësirën e punës.
- Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. Mysafirët mund të shërbehen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhënat e sakta të mysafirëve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli duhet të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësis Publike.
- Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik (të cekura në pikën 1).
- Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletushkat, kuponat, katalogët e të tjera.
- Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e makinave vetëshërbyese (vending-machine) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomikë[5].
- Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët[6] dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre sipas listës me kode NACE, duke marrë masat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.
- Veprimtaritë ekonomike do t’i nënshtrohen kufizimeve në kohë dhe shtrirje sipas vendimeve të ardhshme të Qeverisë me masat shtesë, në lidhje me emergjencën e shëndetit publike.
- Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Kosovës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zbatimin e vendimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.
- Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/04 e 20 marsit 2020.
- Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.
Rozeta HAJDARI, Ministre
[1] Përdorimi i parasë së gatshme sjell rrezik për përhapjen e pandemisë COVID-19
[2] Kjo si rezultat i turmave të krijuara nëpër tregje dhe çarshi
[3] Në listën e veprimtarive me kode NACE qartësohet se cilat veprimtari ekonomike lejohen të punojnë dhe cilat veprimtari ekonomike nuk lejohen të punojnë.
[4] Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë
[5] Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë
[6] Të sigurohet mbajtja e distancës shoqërore e shmangia e kontaktit dhe masat e tjera sipas MSH dhe IKShP, si gjatë transportit të punëtorëve, ashtu edhe gjatë punës.
* * *
SHTESË: KLASIFIKIMI I VEPRIMTARIVE EKONOMIKE, SIPAS KODEVE NACE*,
NË LIDHJE ME URDHËRESËN E MEPTINIS, TË DT. 23 MARS 2020
KODI NACE RV. 2
VEPRIMTARIA
LEJOHET
VËREJTJE
01
Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbimet e lidhura me to
PO
02
Pylltaria dhe prerja e drunjve
PO
03
Peshkimi dhe Akua-kultura
PO
05
Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve
PO
06
Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror
PO
07
Nxjerrja e xehes së metalit
PO
08
Xeherorët dhe guroret tjera
PO
09
Veprimtaritë e shërbimeve mbështetëse të xeheroreve
PO
10
Përpunimi i produkteve ushqimore
PO
11
Prodhimi i pijeve
PO
12
Prodhimi i produkteve të duhanit
PO
13
Prodhimi i tekstilit
PO
14
Prodhimi i veshjeve
PO
15
Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës
PO
16
Prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve; prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara-thurëse
PO
Sqarim: ndërsa kategoria 31 i liston prodhimet e mobiljeve.
17
Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës
PO
18
Shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara
PO
.
19
Prodhimi i koksit dhe produkteve të rafinuara të naftës
PO
20
Prodhimi i produkteve kimike
PO
21
Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike
PO
22
Prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës
PO
23
Prodhimi i produkteve minerale jometalike
PO
24
Prodhimi i metaleve
PO
25
Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve
PO
26
Prodhimi i kompjuterëve, produkteve elektronike dhe optike
PO
27
Prodhimi i pajisjeve elektrike
PO
28
Prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t.
PO
29
Prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove
PO
30
Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit
PO
31
Prodhimi i mobilieve
PO
32
Prodhimi tjetër p.k.t.
PO
33
Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve
PO
35
Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar
PO
36
Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë
PO
37
Kanalizimi
PO
38
Veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve
PO
39
Veprimtaritë e riparimit dhe shërbimet e tjera të menaxhimit të mbeturinave
PO
41
Ndërtimi i ndërtesave
PO
42
Punimet inxhinierike
PO
43
Veprimtaritë e ndërtimit të specializuar
PO
45
Tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave
JO
NDALOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 45.2
45.2
Mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve
PO
46
Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletave
PO
LEJOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 46.19
46.19
Veprimtaritë e ndërmjetësimit për shitjen e një shumëllojshmërie mallrash
JO
47
Tregtia (jo-ushqimore) me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave
JO
NDALOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 47.73, 47.74, 47.91.
47.73
Tregtia me pakice e artikujve farmaceutikë në dyqane të specializuara (Barnatore, farmaci)
PO
47.74
Tregtia me pakicë e artikujve ortopedikë dhe mjeksorë, në dyqane të specializuara
PO
47.91
Tregtia me pakicë me porosi nga shtëpia nëpërmjet postës ose internetit
PO
ME PËRJASHTIM të blerjes së mallrave nga vendet e prekura!
49
Transporti tokësor dhe transporti përmes tubacioneve
JO
LEJOHET transporti i mallërave (brenda dhe nga jasht vendit, zingjiri i furnizimit), LEJOHET bartja e punëtoreve. Shiko vendimet e Min. Infrastrukturës e Ambientit në lidhje me emergjencën e shëndetit publik (COVID-19) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
50
Transporti ujor
JO
51
Transporti ajror
JO
PËRVEÇ fluturimeve të vecanta, sipas Vendimit të Qeverisë (per marrjen e masave shtese pas konfirmimit te rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19), pika 5, të dt. 13.03.2020.
52
Magazinimi dhe veprimtaritë mbështetëse për transport
PO
53
Veprimtaritë postare dhe të ndërlidhjes postare
PO
SHIKO EDHE Urdhëresën nga MEPTINIS për Komunikime Eletronike e Postare, dt. 17 mars 2020.
55
Akomodimi
PO
SHIKO EDHE Urdheresën nga MEPTINIS, dt. 23 mars 2020, pika 10.
56
Veprimtaritë shërbyese të ushqimit dhe pijeve
JO
Urdhëresa dt. 23 mars 2020, nga MEPTINIS.
56.2
Furnizimi me ushqim me porosi për raste dhe shërbime të tjera ushqimore
PO
“Catering” dhe “Delivery”.
56.21
Furnizimi me ushqim me porosi për raste
PO
“Catering” dhe “Delivery”.
58
Veprimtaritë botuese
JO
Sqarim: vetëm “online” dhe kategoria 58.2. Ndalohet shpërndarja e shitja e botimeve në formë të printuar.
58.2
Publikimi i softuerëve
PO
59
Prodhimi i filmave, videove dhe programeve televizive, incizim i zërit dhe veprimtaritë e publikimit të muzikës
PO
60
Veprimtaritë programore dhe të transmetimit
PO
P.sh. RTK, Radio-TV tjera, KTTN, e operatorë tjerë që e operojnë e mirëmbajnë sistemin e prodhimit dhe transmetimit të përmbajtjeve radio-televizive.
61
Telekomunikimi (komunikimeve elektronike)
PO
Sqarim: operatorët e shërbimeve të komunikimit elektronike, duhet që pagesat e përkrahjen në masë sa më të madhe ti kalojnë On-line, apo nëpërmjet institucioneve financiare. “Back-office” kërkohet shperhimisht të punoj, konform urdhëresës së MEPTINIS, të dt. 17.03.202, për Kom. Elektronike dhe Postare.
62
Programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij.
PO
63
Veprimtaritë e shërbimit të informacionit
PO
64
Veprimtaritë e shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe fondeve pensionale
PO
Sqarim: Bankat, pagestarët, transferuesit e parave, këmbimoret, etj. Kërkohet shmangie maksimale e parasë së gatshme dhe zbatimi rigoroz i masave të higjienës, distancës sociale, e shmangies së kontaktit!
65
Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm
PO
66
Aktivitet ndihmëse për shërbimet financiare dhe veprimtaritë e sigurimit
PO
68
Veprimtaritë e patundshmërisë
PO
69
Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit
PO
70
Veprimtaritë e udhëheqjes së ndërmarrjeve dhe veprimtaritë e konsultimit
PO
71
Veprimtaritë e arkitekturës dhe inxhinierisë; analizat dhe testimi teknik
PO
72
Hulumtimet shkencore dhe zhvillimi
PO
73
Publiciteti dhe hulumtimi i tregut
PO
74
Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike
PO
75
Veprimtaritë e veterinarisë
PO
77
Veprimtaritë e qiradhënies dhe të lizingut
PO
78
Veprimtaritë e punësimit
PO
79
Agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe shërbimet e rezervimeve të tjera dhe veprimtaritë lidhur me to
PO
80
Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit
PO
81
Shërbimet ndaj ndërtesave dhe shesheve
PO
82
Administrimi i zyrave, mbështetja administrative dhe veprimtaritë e tjera mbështetëse të bizneseve
PO
84
Administrata publike dhe e mbrojtjes; sigurimi i detyrueshëm social
PO
85
Arsimi
JO
PËRVEÇ formave nga largësia me anë të TV, internet, dmth pa prezencë të nxënësëve dhe mësimdhënësëve në dhomë të mësimit.
86
Veprimtaritë e shëndetit të njeriut
PO
87
Veprimtaritë e përkujdesjes në shtëpi
PO
88
Veprimtaritë e kujdesit social pa akomodim
PO
90
Veprimtaritë krijuese, artistike dhe argëtuese
JO
91
Bibliotekat, arkivat, muzetë dhe veprimtaritë e tjera kulturore
JO
92
Veprimtaritë e lojërave të fatit dhe basteve
JO
93
Veprimtaritë sportive, argëtuese dhe veprimtaritë e rekreacionit
JO
94
Aktivitetet e shoqatave dhe organizatave
PO
Qartësim: pa grumbullim të anëtarësisë.
95
Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve të tjerë personal dhe shtëpiakë
PO
Qartësim: Komunikimi me klientin, duke mbajtur distancën shoqërore e shmangien e kontaktit.
96
Veprimtaritë e tjera shërbyese
JO
TE GJITHA veprimtaritë e kësaj kategorie, ME PERJASHTIM të n/kategorive: 96.01, 96.03
96.01
Larja (pastrimi kimik) dhe tharja e tekstileve dhe produkteve të gëzofit
PO
96.03
Shërbimet funerale dhe veprimtaritë e lidhura me to
PO
97
Veprimtaritë e ekonomive familjare si punëdhënës të personelit vendor
PO
98
Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të ndryshme të familjeve për përdorim vetanak
PO
99
Veprimtaritë e trupave dhe organizatave ndërkombëtare
PO