“Sot, së bashku me nënkryetarin e Komunës, z.Resul Fetahu, kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, drejtorin e Buxhetit, z.Qamil Kolloni dhe drejtorin e Administratës, z.Vetim Ramadani, morëm pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 25 – vjetorit të njërës prej betejave më të lavdishme të Luftës së UÇK-së, Betejës së Pashtrikut apo Operacionit “Shigjeta”.
Vizitën e filluam me nderimin e dëshmorëve në Landovicë, pastaj në Kushnin të Hasit, për të vazhduar përcjelljen e manifestimit qendror në Shtëpinë e Kulturës në Gjonaj të Hasit.
Në këtë manifestim patëm rastin të takojmë shumë njerëz të kohës së luftës nga shumë treva të Kosovës, si dhe nga Shqipëria e Kroacia. Po ashtu, kaluam çaste të mira dhe me dhjetëra ushtarë të UÇK-së nga treva e Opojës.
Më e pakta që mund të bëjmë për Luftën e Lavdishme të UÇK-së, veteranët dhe dëshmorët e kësaj Lufte, është përkujtimi, respekti dhe përulja ndaj tyre, duke e përcjellur tek brezat e rinj frymën e atdhedashurisë dhe idealet që ata kishin për një Kosovë të lirë dhe demokratike.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit, i pëtjetshëm qoftë kujtimi për ta!”
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit