Sot, në kuadër të aktiviteteve për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në një ceremoni simbolike u shpërblyen me mirënjohje edhe 40 veteranë nga kryetari i OVL të UÇK-së, z.Emri Neshati, së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini.
Me këtë rast, Kryetari Xheladini i ka uruar të gjithë veteranët për festën e sotme, duke shprehur falëndrim dhe respekt për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm për lirinë e Kosovës.
Përzgjedhja e veteranëve që sot u nderuan me mirënjohje është bërë nga OVL e UÇK-së, Dega në Sharr. Gjatë ditëve tjera të shënuara, me mirënjohje do të shpërblehen edhe veteranë të tjerë nga Komuna jonë.