Për nder të Flakës së Janarit, me mbështetje të Kryetarit Xheladini, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha”, organizuan një Orë Letrare me nxënësit e kësaj shkolle dhe bënë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Në këto aktivitete morën pjesë zyrtarë të ekzekutivit lokal në Dragash, asambleistë të Kuvendit të Komunës, anëtarë të OVL të UÇK-së, profesorë, nxënës dhe qytetarë.
Flaka e Janarit shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe i kushtohet dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.