Qendra Rinore “Avoko”, e financuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Dragash, është duke implementuar projektin rinor “Promovimi i rinisë aktive”, ku përmes takimeve me të rinjë të Komunës së Dragashit kanë ardhur deri tek disa kërkesa lidhur me rininë dhe turizmin në përgjithësi.
Këto kërkesa u parashtruan gjatë debatit të të rinjëve me asambleistë të partive të ndryshme të Kuvendit Komunal të Dragashit, ku gjatë të cilit të rinjtë parashtruan pyetje të ndryshme për të cilat asambleistët dhanë përgjigje dhe diskutuan në lidhje me to.
Çështjet të cilat u diskutuan ishin:
1. Sigurimi i transportit të nxënësve të shkollës së mesme 50/50% (individual/Komuna e Dragashit).
2. Ofrimi i bursave për studentë meritorë.
3. Zhvillimi i kushteve turistike.
4. Rregullimi i fushave sportive në fshatra të ndryshme.
5. Subvencionimi i më shumë projekteve rinore.
Asambleistët thanë se do të merren më seriozisht me kërkesat e të rinjëve, dhe se për të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohet mundësia që të realizohen brenda mundësive ligjore dhe financiare.
Ky ishte dhe debati i parë drejtpërdrejt i të rinjëve me anëtarët e Kuvendit Komunal të Dragashit, dhe një nismë e madhe e të rinjëve që të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse në Komunën e Dragashit.