Sot u nënshkrua Vendimi për fillimin e procedurave të tenderimit për realizimin e projektit të Ujësjellësit për 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit, projekti më i rëndësishëm për popullatën e Komunës sonë dhe njëri ndër premtimet kryesore të Kryetarit Xheladini.
Kostoja e rrjetit të Ujësjellësit parashihet që të jetë rreth 2.5 milionë euro. Me qëllim që punimet të përfundojnë më shpejt, projekti është ndarë në tre lote dhe pritet që të përfundojë brenda dy viteve.
Falë angazhimit maksimal të Kryetarit Xheladini për zhbllokimin e procedurave, problemi me ujin e pijes për qytetarët e Komunës sonë tashmë do t’i takojë të kaluarës.
Po ashtu, sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e sallës sportive në oborrin e ShFMU “28 Nëntori” në Bresanë, kostoja e së cilës kap shifrën 221,452.94 euro dhe punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti kalendarik.