Kuvendi Komunal në Dragash mbajti sot Mbledhjen IX të rregullt për vitin 2023. Për këtë mbledhje ishin të parapara këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave,
3. Kërkesa për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës nga z.Arzim Alidini,
4. Raporti 9-mujor Financiar për vitin 2023, dhe
5. Eventuale.
Me shumicë votash u aprovua propozimi nga mbledhja e djeshme e Komitetit për Politikë dhe Financa që pika e tretë e rendit të ditës të hiqet nga diskutimi në seancën e sotme. Ndërkaq, sa i përket pikës së dytë, pas diskutimeve, vërejtjeve dhe propozimeve nga asambleistët, Kuvendi votoi për shtyrjen e miratimit të Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në një mbledhje të radhës.
Gjatë debatit për Raportin 9-mujor Financiar për vitin 2023, Kryesuesi i Kuvendit e ndërpreu para kohe këtë seancë, për shkak të mungesës së kuorumit.