Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, Qeveria Komunale mbajti Mbledhjen XII të rregullt për vitin 2023, ku u diskutuan këto tri pika të rendit të ditës:
1. Njoftim nga ana e organit mbikëqyrës dhe menaxherëve për fazat e projekteve kapitale për vitin 2023 dhe sfidat eventuale,
2. Zotimi i mjeteve për investimet kapitale, dhe
3. Eventuale.
Inxhinierët komunalë, në cilësinë e mbikëqyrësve të projekteve kapitale dhe menaxherëve të kontratave, raportuan para Kryetarit Xheladini dhe krerëve të drejtorive komunale lidhur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre projekteve. Kryetari Xheladini kërkoi që të respektohen afatet ligjore për kryerjen e pagesave për operatorët ekonomikë të cilët i kanë kryer punimet sipas procedurave të parapara të prokurimit.
Sa i përket zotimit të mjeteve për investimet kapitale, Kryetari Xheladini kërkoi nga drejtorët që të jenë në kontakt me Zyrtarin Zotues, në mënyrë që t’i përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore brenda afateve të caktuara.
Në pikën eventuale u mor vendim që të caktohet një zyrtar përgjegjës për mbledhjen dhe evidentimin e të gjitha kërkesave zyrtare të qytetarëve për kompenzim të dëmeve të shkaktuara nga zjarret, kafshët e egra apo faktorë të ndryshëm. Pas evidentimit, këto kërkesa fillimisht do të procedohen në Asamble Komunale dhe pastaj do t’u drejtohen organeve përgjegjëse të Qeverisë qendrore.