Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, z. Bexhet Xheladini, sot u mbajt mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale.
Gjatë mbledhjes u diskutua për ecurinë e projekteve komunale, realizimin e investimeve, procedurat e tenderimit dhe shfrytëzimin e mjeteve buxhetore, si dhe për projektet e financuara nga Granti i Performancës. Për të gjitha këto raportuan inxhinierët komunalë.
Po ashtu, u shqyrtuan çështje të rëndësishme lidhur me planifikimin e Buxhetit për vitin 2027 dhe prioritetet e investimeve për Komunën e Dragashit, me fokus në një planifikim të drejtë dhe ndarje proporcionale të mjeteve, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e të gjitha komuniteteve.
Ndërkaq, në pikën eventuale drejtori i Arsimit njoftoi lidhur me takimin e planifikuar me drejtorët e shkollave, për të diskutuar përgatitjet me rastin e fillimit të vitit shkollor.