Në kuadër të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe hartimit të përbashkët të dokumenteve të politikave lokale, sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit u mbajt konsultimi publik lidhur me Draftin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave 01Nr. 060/01-22757-1/24, të datës 30.08.2024.
Gjithashtu, në pjesën e dytë të takimit u mbajt edhe dëgjimi buxhetor për Draftin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029.
Pas prezantimit të përmbajtjes së materialeve përkatëse nga përfaqësuesit e qeverisjes lokale dhe përfaqësuesit të Njësisë së KRM “Ekoregjioni” në Dragash, të pranishmit patën rastin që të parashtrojnë komentet dhe propozimet e tyre.
Nënkryetari i Komunës, z.Vetim Ramadani, në emër të Kryetarit Xheladini falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përfshirjen e tyre në diskutim.