Një muaj pas kalimit në konsultim publik, sot u mbajt diskutimi publik për Draft Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore në Komunën e Dragashit. Prezantimin e këtij Draft Plani para të pranishmëve e bëri zyrtarja për Barazi Gjinore, znj.Lindita Kozmaqi Piraj, ndërsa për implikimet buxhetore që do të ketë zbatimi i tij foli drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni.
Draft Plani Lokal i Veprimit për Barazi Gjinore do të procedohet për miratim në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, ndërsa paraprakisht do të shqyrtohet në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.