Në fshatin Brezne u mbajt dëgjimi buxhetor i radhës, me banorët e fshatrave Brezne, Buqe, Plavë dhe Rrenc.
Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni, prezantuan para pjesëmarrësve projekt-buxhetin për vitin 2024 dhe projektet më të rëndësishme që do të realizhohen, si dhe u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë aktive në planifikimin e buxhetit dhe caktimin e prioriteteve për vitin e ardhshëm.
Procesverbali me kërkesat, komentet dhe propozimet e bëra në këtë dëgjim buxhetor do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.