Në sallën e Asamblesë Komunale sot u mbajt dëgjimi buxhetor me gra dhe vajza për Buxhetin e vitit 2025. Takimin e hapi kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, i cili falënderoi të gjitha gratë dhe vajzat për interesimin e tyre që të jenë pjesë e planifikimit të përbashkët buxhetor për vitin e ardhshëm.
Në këtë dëgjim buxhetor morën pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, nënkryetari i Komunës, z.Resul Fetahu dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, znj.Lindita Kozmaqi Piraj.
Të pranishmet patën rastin që të parashtrojnë propozimet dhe kërkesat e tyre, të cilat do të shqyrtohen nga ana e Grupit Punues dhe organet komunale për inkorporimin e tyre në Buxhetin e planifikuar për vitin 2025. Gjithashtu, pjesë e diskutimit për buxhetin ishin edhe dy asamblesitet e Kuvendit Komunal, znj.Suada Bajrami dhe znj.Anesa Mehmeti, të cilat dhanë propozimet e tyre konkrete me interes për gratë dhe vajzat e Komunës së Dragashit.
Në dëgjimin e sotëm buxhetor ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi nga OSBE-ja, z.Bilall Sejrani dhe përfaqësuesi nga DEMOS-i, z.Ibrahim Kryeziu.