Sot u mbajt dëgjimi i dytë buxhetor sipas Kalendarit të dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029.
Drejtori i Financave, z.Qamil Kolloni, dhe shefi i Zyrës për Komunitete, z.Uzair Hamza, prezantuan para të pranishmëve ndarjet e planifikuara buxhetore për vitin 2027 dhe projeksionet për dy vitet e ardhshme 2028-2029, bazuar në Qarkoren e Parë Buxhetore të lëshuar nga Ministria e Financave, duke vënë theksin mbi investimet kapitale, grantet specifike të Arsimit dhe Shëndetësisë, si dhe te ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit ndërmjet komunitetit shumicë dhe atyre joshumicë.
Pas prezantimit të KAB-it, të pranishmit patën rastin që të parashtrojnë kërkesat dhe propozimet e tyre.
Përfaqësuesit komunalë, në emrin e tyre dhe të Kryetarit Xheladini falënderuan të gjithë ata që shprehën interesim për të marrë pjesë në planifikimin e përbashkët të buxhetit komunal.