Dje u mbajt dëgjimi i dytë buxhetor për Buxhetin e vitit 2025, i kryesuar nga kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, i cili informoi të pranishmit për formimin e Grupit Punues për Buxhetin që do t’i shqyrtojë kërkesat e qytetarëve në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, për t’i përfshirë në planifikimin buxhetor. Më pas, Kryetari Xheladini prezantoi në pika të përgjithshme Draft-Buxhetin për vitin 2025 dhe ndarjet nëpër kategori kryesore.
Pas prezantimit të Kryetarit Xheladini, të pranishmit patën rastin që t’i parashtrojnë kërkesat dhe propozimet e tyre. Në fund të takimit, Kryetari Xheladini falënderoi të gjjthë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe interesimin e tyre për t’u bërë pjesë e planifikimit buxhetor për vitin e ardhshëm.