Sot përfundoi turneu treditor në futboll të vogël me ekipe nga institucionet lokale në Dragash, i organizuar për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Në ndeshjen finale u përballën Policia – QKMF, ku fituese e turneut doli skuadra e Policisë.
Të pranishëm në përcjelljen e finales së këtij turneu ishin drejtoresha e DKRS-së, znj.Liridona Misinaj dhe drejtori i Arsimit, z.Zeni Krasniqi, të cilët i uruan fituesit dhe të gjitha skuadrat që ishin pjesëmarrëse në këtë ngjarje sportive kushtuar Epopesë së UÇK-së.