Në sallën e kuvendit Komunal, sot, u mbajt takimi i parë i Grupit Komunal për Hartimin e Draft-Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal për periudhën 2022-2027.
Grupi është themeluar nga Kryetari i Komunës, ndërsa koordinator do të jetë Drejtori i Drejtoratit për Buxhet Financa dhe zhvillim Ekonomik z.Qamil Kolloni.
Pas një debati të gjat në fund të takimit u vendos që të formohen grupet punuese sektoriale, të cilët në takimin e ardhshëm do ti paraqesin propozimet e tyre për draft- strategjinë.