Z. Zeneli, pasi uroj kryetarin për detyrën e re , ai e njoftoi me aktivitetin e kësaj ndërmarrje, të arriturat, planet e punës si dhe problemet që e përcjellin këtë ndërmarrje publike.
Kryeshefi i Hidroregjionit Jugorë në Prizren z.Zeneli e ka ritheksuar interesimin e tij duke ofruar bashkëpunim dhe përkrahje në projektet që kanë të bëjë me furnizimin me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujrave të zeza.U tha se për shkakë të neglizhencës, komuna e humbi donatorin disa miljonësh për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm. Gjithashtu u cek se për shkak të ngecjes së punimeve në projektin e ujësjellësit për 15 fshatra komuna ktheu në suficit me miljona euro.
Kryetari Xheladini e ka falënderuar z.Zeneli për vizitën dhe kërkoj nga ai mbështetje e përkrahje sa i përket projektit për furnizim me ujë të pijshëm për 15 fshatrat, qështjen e rrjetit të ujësjellësit të fshatit Pllavë, trajtimin e ujrave të zeza përmes impiantëve në gjith teritorin e komunës duke përfshirë dhe kanalizimin e fshatit Buqe dhe Brezne, si dhe qështjen e Anëtarit të Bordit të Hidroregjionit Jugor ku komuna jonë nuk ka përfaqësues.