Me respekt dhe mirënjohje të thellë, në 22-vjetorin e rënies së tyre, kujtojmë sot dëshmorët e kombit Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, të cilët duke përmbushur obligimin moral e kombëtar, për lirinë e vendit, ranë në fushën e nderit, për të jetuar përjetësisht në kujtesën tonë kolektive.
28 korrik i vitit 1998, do të na kujtoj gjithmon 63 luftëtarëve që kishin thyer kufirin shqiptaro shqiptar dhe dy prej djemve me te mire te kombit bien në pritë të forcave serbe ku në luftimet e ashpra që u zhvilluan në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne , bien heroikisht dy luftëtarët e UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj
Pa dyshim që vepra dhe sakrifica e Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, meriton respektin më të lartë që mund t’ia bëjmë.
Do ta kujtojmë gjithë kontributin dhe flijimin për atdhe. Vepra e tyre do t’iu shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme si udhërrëfyes i atdhedashurisë
Vlen të theksohet kontributi i madh i banorëve të fshatrave ( Buçe dhe Brezne dhe Pllavë ) për t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe të plagosurve në këtë betejë