Kryetari Xheladini, pasi e falënderoi për takimin, i ka dorëzur në formë të shkruar këto kërkesa:
– Asfaltimi i rrugës Xerxe – Pllajnik
– Asfaltimi i rrugës Kapre – Rrenc
– Asfaltimi i një pjese të rrugës Zlipotok-Brod
– Asfaltimi i stacionit të autobusëve në Dragash
– Futja në Menaxhim nga ana e Ministrisë gjegjësisht Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve njësia Prizren, për mirëmbajtje verore dhe dimërore të këtyre rrugeve:
– Rruga Prizren – Pouskë – Zaplluxhe – Guri Zi
– Rruga Krushevë, pika kufitare Shishtavec
– Rruga Buka, pika kufitare Borje
– Pjesa e rruges Brod – qendra turistike.
– Kërkesë tjetër ishte që blegtorët e komunës sonë, të lirohen nga pagesa e kullotave në parkun nacional.
Kryetari Xheladini e ka falënderuar zv. Ministrin Durmishi për mirëpritjen dhe takimin e përzemërt dhe premtues.
Ndërsa Zv. Ministri e ka falënderuar kryetarin Xheladini për vizitën, duke e njoftuar se së shpejti do të vizitoje komunen e Dragashit.