– Qëllimi i thirrjes së kësaj mbledhje ishte diskutimi në lidhje me një kërkesë nga MMPHI në bashkëpunim me UN-Habitat, të financuar nga CEB – Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, ku ka zhvilluar një Studim Fizibliteti për Programin e Banimit Social Adekuat.
Në kët fazë jan bërë diskutime në lidhje me zbatimin e konceptit të propozuar për Programin e Banimit Social.
Sa për informim, ky koncept është i ndërtuar në 3 shtyllat kryesore:
• Ndërtimi i ndërtesave të reja (ose renovimi i objekteve ekzistuese) për banim social
• Lagjet e reja (trajtimi i komplet lagjes)
• Përmirësim/renovimi i shtëpive individuale
Tani për tani, nga autoritetet komunale (në këtë rast Kryetari në bashkëpunim me Drejtoritë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Drejtorinë e Urbanizmit) kan konkluduar disa përgjigje fillestare që do ti kontribuojnë këtij procesi.