Kryetari Xheladini dhe Drejtori i DKA-së z. Selim Kryeziu në një atmosferë tejet të ngrohtë, i kanë mirëprituar këta pjesëmarrës ku u kanë dhënë atyre mundësinë të njoftohen me punën e Komunës së Dragashit dhe rolin e institucioneve lokale në promovim e barazisë gjinore.
Pjesëmarrësit e trajnimtit vijnë nga shtete të ndryshme si Shqipëria, Romania, Kosova, Gjermania, Greqia, Serbia, Polonia, Bosnia dhe Hercegovina.
Ky projekt mbështetet nga Komisioni Evropian në kuadër të programit ” Erasmus +” dhe është duke u zbatuar nga organizata
“Gender Integration Association nga Shqiperia.”
Ata e falëndëruan kryetarin Xheladini dhe drejtorin Kryeziu për mirëpritjen duke i inkurajuar për punën që po bëhet si dhe për emërimin e Drejtoreshës Liridona Piraj, gjë që premton emancipim dhe përfshirje të femrës në vendimarrje!
Ky aktivitet është lehtësuar nga organizata lokale Avoko në Dragash.