Pjesë e takimit të së enjtës në Prizren, organizuar nga Këshilli i Prindërve të Kosovës i përkrahur nga GIZ –i gjerman dhe drejtoria komunale e Arsimit, ishin zyrtarë të lartë të komunave të Regjionit të Prizrenit, mësimdhënës dhe drejtues të institucionëve shkollore të Prizrenit, Dragashit dhe Suharekës. Me anë të një prezantimi u tregua roli dhe rëndësia e këtyre Këshillave, duke i informuar të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e Këshillit të Prindërve. Pjesëmarrësit e kësaj tryeze, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim që Këshillat e Prindërve të fuqizohen, për të pasur më pak probleme në arsimin parauniversitar.