Në takim u tha se gjendja e sigurisë në komunën e Dragashit është stabile, këtë në deklaratat e tyre e kanë konfirmuar të dy komandantët e policisë, si komandanti i policisë në Dragash z. Shaqir Uka ashtu edhe komandanti i vijës kufitare z. Shpresim Ramadani.
Në kët takim gjithashtu u diskutua për përgatitjet për pushimet e ardhshme verore, planet për siguri më të mirë të qytetarëve gjatë festave të majit, si dhe sigurinë e nxënësve në shkolla.
U theksua se Policia e Kosovës gjegjësishtë Stacioni Policor në Dragash, dhe Drejtoria Komunale e Arsimit kanë bashkëpunim të shkëlyer, duke konfirmuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje.





