Rasti pozitiv nga komuna e Dragashit (sipas vendbanimit Brodosanë ).
Menjëherë personat dhe familjarët do të vetëizolohen sipas rekomadimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kalojnë lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies.
Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, pasiqë ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse:
❗️Respekto distancën,
❗️Vendos maskën,
❗️Pastro duart rregullisht,
❗️Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve,
❗️Vetëizolohu në rast kontakti me të infektuar,
❗️Kujdes po, Panik jo.
Duke pas parasysh rritjen e numrit të rasteve të të prekurve me virusin COVID-19 dhe në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/10, shërbimi i inspekcionit informon edhe një herë të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorane, kafiteri, klube të natës e të ngjajshme):
1. U ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në ora 05:00 në të gjithë territorin e komunës së Dragashit,
2. Gjatë orarit 05:00 deri në ora 21:00 mund të punojnë në hapsira-terasa duke respektuar distancën minimale prej 1.5 metër në mes të tavolinave si dhe shërbime take away,
3. Të pajisin punëtorët me mjete personale mbrojtëse – maska,
Të vendosin dezinfektues në vende të çasshme edhe për konsumatorë.
Gjatë ditëve në vijim do të ketë inspektime të përbashkëta mes inspektorëve të komunës dhe atyre nga qendra (AUV).