Me rastin e 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Dragashit, me mbështetjen e LMT-së së KFOR-it Turk, Njësia në Dragash, organizuan një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, drejtoresha e DKRS-së, znj.Liridona Misinaj, dhe shefi i Kabinetit, z.Veton Halili.
Përveç që pati një bashkëbisedim me nxënësit e ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash, Kryetari Xheladini foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe ndikimin që ka një mjedis i pastër në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai falënderoi LMT-në për mbështetjen në shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Me këtë rast, nxënësit e ShFMU “Fetah Sylejmani” ndërmorën edhe një aksion për pastrimin e qytezës së Dragashit.