Fillimish, z. Cihan Dinçer, ka uruar z. Xheladini për zgjedhje e tij në postin e kryetarit, duke i dëshiruar suksese. Në një atmosferë miqësore, z. Xheladini ka informuar shefin e TIKA, me problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Dragashit, duke vënë theks të veçant në problemet e shëndetësisë dhe ato blegtotisë, njëkohlsisht, ka kërkuar ndihmën e TIKA dhe të qeverisë Turke.
Z. Cihan Dinçer, është zotuar se shqetësimet e kryetarit, do t’i paraqet në organet më të larta dhe pavarësisht krizës globale, shpresojmë se do të gjenden mënyra për t’i ndihmuar qytetarët e Dragashit. Në fund, z. Cihan Dincer, ka ftuar kryetarin Xheladini ta viziton zyrën e TIKA në Prishtinë.