Në këtë ceremoni të pranishëm ishin familjarë të dëshmorit Ruzhdi Berisha dhe dëshmorëve tjerë, kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini, nënkryetarët e të dy komuniteteve, drejtorët e drejtorive, zyrtarë tjerë komunal, profesor e nxënësit e kësaj shkolle.
Të pranishmit i ka përshëndetur dhe uruar Kryetari i komunës z. Bexhet Xheladimi Drejtori i DKA-së z.Selim Kryeziu dhe Drejtori i shkollës, z. Shukri Nebiu.
E nderuara familja e dëshmorit Ruzhdi Berisha, të nderuar të pranishëm, të nderuar veteran të arsimit e profesorë, të nderuar nxënës
Kjo shkollë rriti, edukoi dhe frymëzoi shumë nxënës që pastaj u bënë profile të dalluara intelektuale, dëshmorë e luftëtarë të UÇK-së.
Faleminderit profesorëve dhe ish profesorëve për kontributin e dhënë para dhe pas luftës, këtu edhe vet isha profesor së bashku me Ruzhdi Berishën, bashkëpunëtor i imi, gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet simbol i diturisë dhe krenarisë, ishte shembull si njeri, i afërt e i dashur, kurr nuk ka pas probleme.
Ai qdo herë merrte i pari iniciativat pastaj ne e ndiqnim. Pas debimit të nxënësve nga shkollat, Ruzhdiu themeloi Degën e Lidhjes së Arsimtarëve Shqipëtar në Dragash duke dhënë kontribut të jashtzakonshëm në mbrojtje të Arsimit.
Iniciator i formimit të LDK-së Dragash, si kandidat dy herë deputet në Parlamentin e Kosovës, iniciator për hapjen e paralelës se ndarë fizike të shkollës së mjekësisë në Bresanë, iniciator i hapjes së shoqatës Handikos, i pari që shkoi në Shqipëri për ti vënë kontaktet e para me UÇK-në.
Ai iku para kohe nga kjo botë nga dora gjakatare serbe, për të mos vdekur kurrë.
Kjo shkollë promovon vlera që janë fryt i punës së arsimtarëve prej themelimit e deri më sot, marrë parasysh faktin se këtu mësohet në dy gjuhë, duke treguar kështu standardin e lartë të qytetërimit dhe tolerancës së ndërsjellë ndërmjet komuniteteve.
Ky institucion është dhe mbetet prioritet për mua, në krijimin e kushteve të avancuara, duke thënë se adresimi i nevojave të kësaj shkolle është DKA gjegjësishtë Drejtori Selim Kryeziu.
Urime e gëzofshim edhe shumë përvjetore të tjera!
Lavdi Dëshmorit “Ruzhdi Berisha”
Na prifshin sukseset!
Kryetari i Komunës së Dragashit
z.Bexhet Xheladini.
Kronik e përmbledhur nga Tv Opoja;