Nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, Qeveria Komunale gjatë ditës së djeshme mbajti Mbledhjen X dhe XI të rregullt për vitin 2024. Në mbledhjen e dhjetë, si pikë e rendit të ditës ishte prezantimi dhe informimi lidhur me projektin për hulumtimin e pasurisë nëntokësore në disa zona të caktuara të Komunës së Dragashit. Projekti u prezantua nga inxhinieri i gjeologjisë, z.Pajtim Bello.
Ndërkaq, në takimin e dytë u diskutua kërkesa e afaristit Rikard Memaj për dhënien në shfrytëzim të një sipërfaqeje në Komunën e Dragashit për hapjen e shkritores së xeheve (kromit). Në të dyja këto takime prezantoi edhe eksperti i gjeologjisë nga Instituti Gjeologjik i Kosovës, z.Sylejman Bejta.