Me kërkesën time, mbikëqyrësi i punimeve, Ardit Kalanderi , sot vizitoi nga afër punimet që po vazhdojnë në fshatin Kuk, një ndërhyrje e rëndësishme për mbrojtjen e banorëve dhe pronës së tyre.
Në kuadër të këtij projekti po realizohen mure mbrojtëse, ndërtimi i urës së re, thellimi dhe rregullimi i shtratit të lumit, si dhe punime të tjera infrastrukturore.
Ky investim nuk është vetëm një ndërhyrje infrastrukturore, por një masë konkrete për parandalimin e vërshimeve dhe rritjen e sigurisë së banorëve.
Në këtë vend ku po zhvillohen punimet, në vitin 2024 ndodhi dalja e lumit nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, shtëpi banimi dhe biznese. Prandaj, ndërhyrjet që po bëhen sot janë të domosdoshme për të parandaluar përsëritjen e një situate të tillë.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit