Bazuar në Kërkesën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, ka emëruar sot U.D. i drejtorit të ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash profesorin shumëvjeçar të Filozofisë në këtë shkollë, z.Lulzim Ahmeti.
Kryetari Xheladini e ka uruar profesorin Lulzim Ahmeti për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e ShML “Ruzhdi Berisha”.