Kënaqësi dhe nder i veçantë të mirëprisnim sot Presidenten e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, për vizitë në Komunën tonë.
Së bashku diskutuam për projektet që tashmë po e ndryshojnë jetën e komunitetit, si dhe potencialet e mëdha zhvillimore që Komuna e Dragashit ka për të ardhmen. Gjithashtu, theksuam edhe sfidat e ndryshme që kërkojnë angazhim dhe përkushtim të përbashkët për t’u tejkaluar.
E falënderoj Presidenten Osmani për vlerësimin, për urimet me rastin e fitores së zgjedhjeve lokale, si dhe për gatishmërinë e saj që të ofrojë mbështetje institucionale për politikat që synojnë zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve lokale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.