Vërshimet e së shtunës në mbrëmje kanë shkaktuar dëme të mëdha të rrugëve, urave e shumë dëmtime të shtëpive e pronave private, të cilat kanë filluar të evidentohen sot nga komisioni për vlerësimin e dëmeve.
Për shkak se disa prej lagjeve kanë mbetur të bllokuara nga vërshimet janë marrë masa që rrugët e këtyre lagjeve të hapen, si dhe të pastrohen urat të cilat janë të bllokuara.
Pasi të përfundojë vlerësimi i dëmeve nga Komisioni do të shqyrtohet mundësia për mbështetje nga Komuna e Dragashit dhe niveli qendror.