Në rrugën Xërxë–Pllajnik po ndërtohet muri mbrojtës, si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga vërshimet e janarit të këtij viti. Punimet po zhvillohen me intensitet edhe në zgjerimin e rrugës në fshatin Rrenc, ndërsa në fshatin Mlik ka përfunduar projekti i rregullimit të infrastrukturës rrugore.
Po në këtë fshat së shpejti pritet të fillojë projekti për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e janarit të këtij viti.
Në fshatin Kuk pas përfundimit të mureve mbrojtëse në brigjet e lumit po punohet në ndërtimin e urës së re.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit