Kryetari i komunës Shaban Shabani dhe Ministri në detyrë për Kulturë Rini dhe Sport Kujtim Gashi, kanë përuruar fillimin e punimeve për realizimin e projektit “Ndërtimi i palestrës sportive në Dragash” projekt ky që financohet nga MKRS, në vlerë totale prej 1 milionë e 600 mijë euro.
Kryetari, Shaban Shabani theksoi se me anë të këtij investimi do t’u krijohen kushte më të mira sportistëve tanë, dhe një vend ku të zhvillohen aktivitete sportive, kulturore e rinore.