Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdoi me organizimet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës.
Dita e parë filloi me Akademinë Përkujtimore në Kuvendin Komunal, ku Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani lavdëroi punën dhe sakrificën e të rënëve për liri, e gjithashtu përfaqësuesë të familjarëve të Dëshmorëve e të OVL-së përkujtuan këtë ditë të madhe.
Menjëherë pas përfundimit të Akademisë, u bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe, ku dhe u vendosën kurora e lule.
Më datë 16.06.2018, e shtunë, në Mejdan tek Shtalla, u mbajtë gara tradicionale e Vrapimit të Kuajve, e cila ishte me të vërtetë interesante dhe e mrekullueshme, e interesimi i qytetarëve ishte mjaft i madh, përkundër motit ndoshta jo shumë të volitshëm.
Pas përfundimit të garës, fituesit e tre vendeve u shpërblyen me kupa, para, medalje dhe me nga një mirënjohje.
Sot, më datë 17.06.2018, u organizua Gara e Pehlivanëve, në Stadiumin e Qytetit në Dragash, e cila shikuesve iu dha emocione të mëdha.
Interesimi ishte shumë i madh, ku patë shikues nga anë të ndryshme. Morrën pjesë mundës të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria e Turqia, të cilët ishin të ndarë në pesë kategori të ndryshme.
Në fund u ndan çmimet për secilën kategori, ku prej çmimeve u ndan kupa, para, medalje e diploma për garuesit e tre vendeve të para.
Falënderojmë klubin e mundjes Klubi Mundjes Prizreni, ekipin e TV Opojës dhe atë të Radio Sharrit për ndihmën e tyre të pamasë.
Ngjitur është dhe video e realizuar nga TV Opoja gjatë gjithë këtyre aktiviteteve.
Lirim Hajredini,
Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna Dragash