Sot, më 07 Mars 2019, u zhvillua ndeshja finale e turneut, e cila u organizua me rastin e Epopesë së UÇK-së para një numri të madh të pranishmëve, ndeshje e cila dhuroi spektakël e emocion, ku në fund fituese pas penaltive doli skuadra e “Arsimtarëve të Edukatës Fizike kundër shkollës fillore “Ulina”.
Para ndeshjes nxënësit e shkollës fillore “Sezai Surroi” paraqitën një program të pasur artistik me poezi e valle, për ta bërë këtë turne sa më madhështor.
Në fund u ndan çmimet, ku të gjitha ekipeve pjesëmarrëse të turneut iu ndan mirënjohje, u shpall lojtari dhe portjeri më i mirë, si dhe shpërblime për vendin e parë e të dytë.
Ngjitur, keni linkun e përgatitur nga TV OPOJA.