Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj dhe pjesëtarë të tjerë Kabinetit, vizituan sot Zyrën e OVL të UÇK-së, Dega në Sharr. Me këtë rast, përfaqësuesit e qeverisjes lokale e uruan për rizgjedhjen e tij kryetar të kësaj dege, z.Emri Neshati.
Kryetari Xheladini falënderoi përfaqësuesit e OVL të UÇK-së për bashkëpunimin e deritashëm me Komunën e Dragashit, duke u zotuar se përkrahja për këtë organizatë nuk do mungojë asnjëherë.