Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Dragashit, sot u mbajt për herë të parë Mitingu i Motocrossit në komunën tonë, ku morën pjesë një numër i madh i motoristëve nga Kosova dhe rajoni.
Ky marsh u mbështet nga Komuna e Dragashit dhe u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me Klubin e Motoristëve “Enduro Sharri” dhe Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës.
Kryetari Xheladini i falënderoi organizatorët e këtij Motomitingu dhe u dëshiroi të gjithë pjesëmarrësve mirëseardhje në komunën tonë, duke kërkuar që t’i promovojnë bukuritë natyrore që ka kjo komunë. Ai theksoi se ky marsh i motoçiklistëve mund të bëhet tradicional dhe premtoi se si kryetar i Komunës së Dragashit do ta mbështesë financiarisht.