Komuna e Dragashit në bashkëpunim me SHKA”Bresana” organizon Festivalin e parë mbarëkombëtar Folkloriko-Burimor “OPOJA VALLËZON”, për nder të “Ditëve të Diasporës”.
Ansamblet që do të performojnë do të jenë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me datë: 25, 26, 27 Korrik 2019 në orët e mbrëmjes.
Festivali do të mbahet në oborrin e shkollës fillore “28 Nëntori” në fshatin Bresanë, Komuna e Dragashit.
Ky eveniment do të ketë karakter burimor e folklorik dhe është garues.
Iu mirëpresim të gjithëve!