Për një ambient më të pastër
Sot gjatë ditës, ekipi i punëtorëve të ambientit filluan pastrimin e hapësirave publike në qytezën e Dragashit, duke filluar nga rrugët kryesore që lidhin qytezën tonë me fshatrat përreth, sheshin e Dëshmorëve, sheshin “Adem Jashari”, oborrin e QKMF-Dragash, parkun e qytetit dhe për të përfunduar tek varrezat e dëshmorëve të komunës sonë.
Ditët në vijim, ky aksion pastrimi do të vazhdojë në të gjithë fshatrat e komunës sonë, rrugët lokale dhe rrugët magjistrale.
️Natyra jonë e bukur do të jetë edhe më e pastër.