Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dragash, e kryesuar nga Kryetari Emri Neshati, me mbështetje të Komunës së Dragashit dhe Kryetarit Bexhet Xheladini, organizoi sot ceremoninë e ndarjes së 30 mirënjohjeve për veteranët e Luftës nga Komuna e Dragashit.
Kjo ceremoni u organizua për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, i cili shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e këtyre veteranëve të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Përzgjedhja e veteranëve të cilët u shpërblyen me mirënjohje është bërë nga Dega e OVL të UÇK-së në Dragash. Kryetari Xheladini, në fjalën e tij në fund të kësaj cermonie tha se për të gjithë veteranët e Komunës së Dragashit gëzon respekt të veçantë dhe kontributi i tyre meriton mirënjohje të thellë. Andaj në cerominitë e radhës do të bashkëpunojnë me OVL të UÇK-së që me mirënjohje të shpërblehen të gjithë veteranët nga Komuna jonë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për këtë vend.























