Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në Dragash, morëm pjesë në një aktivitet të veçantë kulturor me nxënësit nga Koreja të cilët, përmes daulleve tradicionale koreane, arteve marciale dhe vallëzimit, sollën një shfaqje mbresëlënëse, plot energji, disiplinë dhe vlera kulturore.
Ky aktivitet ishte një shembull i bukur i bashkëpunimit ndërkulturor dhe një mundësi e shkëlqyer për të afruar komunitetin tonë me tradita të ndryshme, duke promovuar mirëkuptimin dhe respektin mes kulturave, veçanërisht te brezat e rinj.
Falënderoj organizatorët për këtë përvojë të veçantë kulturore dhe për mesazhin pozitiv që sollën në Dragash. Komuna jonë do të vazhdojë të mbështesë aktivitete që promovojnë artin, kulturën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.